DASH ka pezulluar vizat e emigracionit me Shqipërinë, në një listë të gjatë shtetesh prej 75 vendesh. 

Nuk preken vizat turistike dhe studimore, ndërsa administrata Trump është më dorë të hekurt dhe nuk do që të lejojë emigrantët pa viza që jetojnë në Amerikë.

Gazetarja Keida Kostreci, në një lidhje live për ‘Top Story’ është shprehur se vende si Shqipëria dhe Kosova kanë një emigracion të lartë në SHBA për shkak të gjendjes së institucioneve, korrupsionit dhe mungesa e shpresës.

“Shumica e vende në listë, ishin pjesë e asaj listës që doli para disa javësh, shtetasit e vendeve të së ciklës merrnin më shumë ndihma sociale në SHBA. SHBA me këto vende mund të ketë marrëveshjen e vetë. SHBA dhe Meksika për shembull kanë marrëveshje që mund ti zgjidhin këto punë. Emrat e vendeve në këtë listë nuk janë konfirmuar ende nga Departamenti i Shtetit, por fakti që doli nga Fox News dhe pastaj u shpërnda nga Leavvit, domethënë që është e saktë.

E para që unë shikojë një përputhje me listën e mëparshme ku Shqipëria edhe Kosova, emigrantët e këtyre vendeve merrnin ndihma ekonomike. Departamenti e ka thënë që kjo bëhet për të mbrojtur taksapaguesit amerikan, por nëse ka një emigracion kaq të madh, kjo ka të bëjë me situatën nga këto vende ku ndodh ky emigracion. Nga Shqipëria dhe Kosova ka prirje të madhe emigrimi dhe disa arsye janë gjendja e institucioneve demokratike, korrupsioni dhe mungesa e shpresës”, është shprehur gazetarja Keida Kostreci.