Ka nisur greva kombëtare e të burgosurve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për të protestuar kundër kushteve të këqija të mbajtjes në qeli, të burgosurit do të zhvillojnë deri në 9 shtator greva paqësore, greva urie, ndërprerje të punës dhe bojkot të veprimtarisë së ditës në institucionet penitenciare.


Protesta u thirr në përgjigje të kryengritjes në prill të këtij viti në një burg të sigurisë së lartë në Karolinën e Jugut, “Lee Correctional”, ku vdiqën shtatë të burgosur.


21 gusht 2018 (gazeta-Shqip.com)