Në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillohet një festë për të kulmuar aktivitetet për muajin e krenarisë gay


 Presidenti Barack Obama gjithmonë e më shpesh po shfaqet në mbrojtje të komunitetit homoseksual. Pas deklaratës, që ngjalli jo pak debate, për lejimin e martesave brenda së njëjtës gjini, mbrëmjen e sotme në Shtëpinë e Bardhë do të zhvillohet një pritje për të festuar “gay pride month”, muajin e krenarisë homoseksuale. Në një deklaratë të fundit, Obama ka kujtuar se si administrata e tij është impenjuar për garantimin e të drejtave të gay, lesbikeve, biseksualëve dhe transgjender. Përpara deklaratave të Obamës, për mbështetjen e iniciativave të disa shteteve, për njohjen e martesës mes homoseksualëve, presidenti demokrat ka pezulluar urdhrin “don’t ask, don’tell”, i cili u kishte ndaluar homoseksualëve të rekrutoheshin në forcat e armatosura amerikane.


15 qershor 2012 (gazeta-Shqip.com)