Shtetet e Bashkuara kanë imponuar sanksione ndaj bankave në Kinë dhe në Irak, për të cilat Uashingtoni thotë se po ndihmojnë Iranin për t’iu shmangur sanksioneve ndërkombëtare.
Masat më të reja janë një përpjekje e re për izolim të mëtejshëm të Iranit për shkak të programit të tij kundërthënës atomik, për të cilin Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë dyshime se synon prodhimin e armatimit atomik.
Irani i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se programi i tij atomik është për qëllime civile.
1 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)