Qindra mijëra njerëz janë duke u evakuuar ndërsa bregu lindor i Shteteve të Bashkuara po përgatitet për uraganin Sandy. Uragani i kategorisë së parë, me erëra të fuqishme, pritet të godasë bregun të hënën në mbrëmje ose të martën herët, dhe gjasat më të mëdha i ka New Jersey.


Deri në 60 milionë njerëz mund të preken nga stuhia dhe tashmë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në Karolinën e Veriut dhe në Konektikat. Më shumë se 300 mijë njerëz janë evakuuar nga pjesët e poshtme të Nju Jorkut. Shërbimet hekurudhore janë ndërprerë në të gjithë bregun lindor.


Mijëra fluturime vendore dhe ndërkombëtare për në SHBA-në lindore dhe jashtë saj, janë anuluar. Ndërkohë, Presidenti amerikan, Barak Obama u bëri thirrje banorëve të zonave që rrezikojnë të preken nga uragani që të ndjekin të gjitha udhëzimet e zyrtarëve shtetërorë dhe lokalë për të përballuar me sukses pasojat e tij.

29 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)