Një oficere e ushtrisë amerikane është bërë personi i parë homoseksual që është promovuar në rangun e gjeneralit.
Temi Smith është shpërblyer në një ceremoni në Uashington, gjatë së cilës, gruaja e saj, Trejsi Hepner, i ka vendosur yllin e gjeneralit në uniformë. Çifti është martuar në mars të vitit 2011 në Uashington.
Si kolonele, Smith ka shërbyer në Afganistan nga dhjetori i vitit 2010 deri në tetor të 2011-ës.
Promovimi i saj ndodh më pak se një vjet pasi Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka shfuqizuar politikën e saj, sipas së cilës, ushtarakët homoseksualë dëboheshin me “shkarkimin e nderit”.
13 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com