Do të flasë sot për emisionin “Zona Zero” në Top News në një intervistë ekskluzive, zv/konsullja e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Krystal Overmyer.

Ajo do t’i përgjigjet një sërë pyetjesh nga gazetari Thimi Samarxhiu lidhur me vendimin e fundit të SHBA për të zgjatur vlefshmërinë e vizës së shqiptarëve.

Pse u mor ky vendim në këto momente, sa do të jetë koha e qëndrimit me këtë ndryshim, dhe cilat do të jenë kategoritë që do të përfitojnë?

Këto dhe informacione të tjera të nevojshme ndiqini sot në “Zona Zero” në Top News.