Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është larguar nga seanca plenare në momentin kur Niko Peleshi u shpall zyrtarisht Kryetar i ri i Kuvendit. Menjëherë pas daljes, Berisha ka dhënë një prononcim për mediat, ku ka komentuar jo vetëm procesin, por edhe qëndrimet brenda vetë opozitës.

Një nga pyetjet drejtuar Berishës kishte të bënte me deputetin Tritan Shehu, i cili mori pjesë në votim, duke thyer vendimin e grupit demokrat për të bojkotuar dhe protestuar procesin e votimit.

Berisha u shpreh: Do më jepni mundësinë të bisedoj me zotin Shehu se cila ishte arsyeja. Dua që zoti Shehu të më sqarojë… se ‘whatsapp’ që i është dërguar grupit të mos jetë kuptuar.

Po ashtu Berisha u pyet për votën kundër të Bujar Leskaj pak ditë më parë për caktimin e Gazment Bardhit si kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai shprehu mendimin e tij kundër në mbledhje, në jemi parti e mendimit të lirë, kjo s’ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë.“, tha Berisha.