Rruga nacionale Klos-Burrel është bllokuar pas shembjes së një kanali, ku sasi të mëdha balte dhe inertesh kanë mbuluar asfaltin dhe kanë bllokuar qarkullimin e mjeteve.
Mësohet se një autoambulancë, që po transportonte një pacient drejt Tiranës, është bllokuar gjithashtu nga përmbytja e rrugës.
Policia është në vendngjarje dhe po punon për të pastruar rrugën dhe për të rikthyer qarkullimin në kushte normale.
