Një masiv i madh shkëmbor është shembur në aksin nacional Burrel–Klos, në vendin e njohur si “Shkëmbi i Kuq”. Kjo ka krijuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe rrezik gjatë lëvizjes së tyre.

Si pasojë e kësaj, lëvizja e automjeteve po zhvillohet vetëm në një korsi. Autoritetet kanë këshiluar drejtuesit e automjeteve të tregojnë kujdes të shtuar deri në rregullimin e këtij problemi. Efektivët e Policisë Rrugore kanë shkuar në vendngjarje dhe po monitorojnë trafikun dhe po drejtojnë qarkullimin për të shmangur rreziqet në qarkullim.