Një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku një çift nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte Shën Valentinin në Pogradec, u përfshi në një përplasje me një kamion. Si pasojë, 20-vjeçarja humbi jetën, ndërsa i fejuari i saj ndodhet në gjendje të rëndë.

Makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti, përplasi kamionin dhe shkaktoi pasojat fatale. Ende nuk ka asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit lidhur me shkaqet e aksidentit.