Një person është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në Shëngjin të Lezhës dhe dyshohet se është një peshkatar amator.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktima është Mark Ujka, i cili kishte dalë për të peshkuar dhe familjarët kishin njoftuar moskthimin e tij.
Mendohet se shkak për mbytjen e tij ka qenë moti i keq dhe dallgët e shumta në det.
4 mars 2016 (gazeta-Shqip.com)