Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nga flakët, që kanë përfshirë fshatrat e Gramshit.
Sipas policisë, dyshohet se i moshuari, rreth 80 vjeç ndezi zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas këtë paradite. Zjarri më pas doli jashtë kontrolli dhe u përhap masivisht në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Si pasojë e asfiksimit, i moshuari humbi jetën.
Flakët kanë djegur gjithashtu teqenë e Shëmbërdhenjit, ndërsa dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar brenda.
Pak minuta më parë u raportua gjithashtu se si pasojë e flakëve të përhapura me shpejtësi kanë mbetur të bllokuar edhe ekipet që kishin shkuar për të evakuuar banorët. Bëhet me dije se 4 helikopterë janë nisur në ndihmë të zjarrfikësve.