Biznesmeni italian Panfilo C, i njohur ndryshe si Benny Colonico është arrestuar në Ekuador, pas një kontrolli në banesën e tij ku ju gjet një sasi e madhe me para të falsifikuara.
Colonico është një emër i njohur për lidhjet e tij të ngushta me mafian shqiptare, si mjet për ta ndihmuar në pastrimin e parave.
Benny Colonico ka një histori të gjatë përfshirjeje në aktivitete kriminale e cila ka të bëjë me lidhjet e tij me botën e krimit, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës.
Arrestimi i Colonicos cilësohet si nj֝ë nga ngjarje më të rëndësishme për autoritetet e Ekuadorit. Gjithashtu dyshimet për lidhjet e Colonicos me organizatat kriminale shqiptare dhe për përfshirjen e tij në pastrimin e parave, i japin një risi hetimeve të përfshira në këtë fushë.
Lajmi u konfirmuar dhe nga Ministri i Brendshëm John Reimberg i Ekuadorit, ndërsa autoritetet e konsiderojnë arrestimin e tij si një hap të rëndësishëm për të zbuluar mënyrën se si mafia shqiptare operon në këtë rajon.