Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka debatuar me deputetin Agron Shehaj, i cili prej dy orësh kishte bllokuar foltoren e Kuvendit.
Pavarësisht përjashtimit nga seanca dhe kërkesave të kolegëve, Shehaj refuzoi të largohej. Pas ndërprerjes së seancës, Bardhi i tha Shehajt: “Po bëhesh shërbëtor i këtyre”.
Në përgjigjeve të akuzave të Bardhit se Shehaj me sjelljen e tij në Kuvend po bëhej shërbëtor i socialistëve, ish deputeti demokrat i ka kujtuar Bardhit faktin që ka qenë në selinë e PD-së, në atë kohë në krah të Lulzim Bashës, kur demokratët, në 8 janar 2022 u rrahën teksa kërkonin të futeshin brenda godinës.
“Ti i ke rrahur demokratët, ti i ke rrahur”, dëgjohet t’i thotë Shehaj Bardhit.
Incidenti ka shkaktuar tensione mes deputetëve, duke bllokuar përkohësisht punimet e Kuvendit.
