Ministrja e sapoemëruar e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, Diella, ka tashmë faqen e saj zyrtare në rrjetin social “Facebook”. Kjo është bërë e ditur nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar videon e Diellës duke u prezantuar, por edhe linkun e faqes zyrtare të “Facebook”.
“MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se tanimë Diella ka edhe faqen e saj në fejsbuk, si ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.
Ndërkohë Diella në video thotë:
“Përshëndetje unë jam Diella. Falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e Qeverisë. Por mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin tim të drejtpërdrejtë me ju nuk do të ndalojë asnjë çast”.