Një konflikt i rëndë brenda familjes ka ndodhur në Lushnje, ku raportohet se nusja ka dhunuar vjehrrën e saj.
Raportohet se pasi 44-vjeçarja ka dhunuar vjehrrën, është kërcënuar nga nipi i bashkëshortit të saj. Ky i fundit, së bashku me 44-vjeçaren janë proceduar penalisht.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. K., 46 vjeç dhe M. K., 44 vjeç, pasi dyshohet se shtetasi E. K. ka kanosur shtetasen M. K. (bashkëshortja e xhaxhait të tij), ndërsa 44-vjeçarja dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vjehrrës së saj. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.