Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Elbasan, ku shtatë persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e një sherri.


Sipas “News24”, personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambiente e një lokali, ndërsa nuk dihet ende arsyeja e sherrit.


Personat e plagosur janë dërguar në spital, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.


Për momentin nuk bëhen ende të ditura të tjera detaje në lidhje me ngjarjen.