Një sherr i rëndë mes adoleshentëve ka ndodhur ditën e sotme në fier.

Mësohet se dy 17-vjeçarë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në ambientet e shkollës së mesme të fshatit Cakran, ku njëri prej tyre ka qëlluar tjetrin me thikë duke i shkaktuar plagë në krah. Fatmirësisht i mituri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, teksa 17-vjeçari është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambientet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.