Në Itali, pak para orës 1:00 të mëngjesit të sotëm, ndodhi një sulm me thikë ku një 32-vjeçar me origjinë egjiptiane u godit disa herë në pjesë të ndryshme të trupit. Mediat italiane raportojnë se viktima ndodhej në shoqërinë e dy bashkëkombësve të tij kur u sulmua nga rreth një duzinë personash, mes tyre edhe afrikanoveriorë dhe shqiptarë.

Në momentin që forcat e emergjencës dhe karabinierët mbërritën në vendngjarje, në Via Pellizza da Volpedo, aty u gjetën vetëm tre egjiptianët, ndërsa autorët e sulmit ishin larguar.

Hetimet për identifikimin e agresorëve dhe zbardhjen e motiveve kanë nisur menjëherë. Dy egjiptianët e tjerë, të cilët nuk pësuan lëndime, janë marrë në pyetje për të dhënë versionin e tyre të ngjarjes dhe për të shpjeguar arsyen e mundshme të këtij sulmi.

Ndërkohë, karabinierët po analizojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë së zonës, me shpresën se ato mund të kenë regjistruar momentin e ngjarjes, arratisjen e sulmuesve apo detaje të tjera të rëndësishme për hetimin.