Një konflikt i çastit ka ndodhur në plazhin e Zvërnecit, ku sipas policisë një 42-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar me shpejtësi.

Policia lokale e Vlorës bën të ditur se Luçano Rroko ka qëlluar në ajër dhe është larguar me shpejtësi. Ndërsa theksohet se policia është vënë në ndjekje të kapjes së autorit të ngjarjes.

“Qëlloi me armë zjarri në ajër pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Më datë 22.07.2021, në Zvërnec, Vlorë, shtetasi L. RR., rreth 42 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi. Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë ku falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin e autorit të dyshuar. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për kapjen e 42 vjeçarit si dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në konflikt. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Mësohet se autori që ka qëlluar ka qenë në lëvizje me motor dhe është larguar menjëherë.