Një konflikt mes dy familjeve fqinje ka përfunduar me dhunë mesditën e sotme në lagjen nr. 15 të Spitallës në Durrës.

Përplasja, e cila nisi për shkaqe ende të paqarta, degjeneroi në përdorimin e mjeteve të forta dhe thikës, duke lënë të plagosur tre persona, të moshës nga 23 deri në 47 vjeç.

Të dëmtuarit, shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç dhe A. E., 46 vjeç, po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Durrësit.

Policia ka shoqëruar një 22-vjeçar, të identifikuar si R. E., i dyshuar për përfshirje në konflikt.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Durrës / Informacion paraprak

Rreth orës 13:20, në lagjen nr. 15, Spitallë, Durrës, për motive të dobëta janë konfliktuar disa shtetas. Gjatë konfliktit, janë dëmtuar me mjet prerës shtetasit M. D., 47 vjeç, A. D., 23 vjeç, dhe A. E., 46 vjeç, banues në Spitallë, Durrës, të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin R. E., 22 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave.