Policia ka nisur procedimin penal për shtetasit A. H. dhe B. H. (vëllezër), pasi mbrëmjen e djeshme, në fshatin Starovë, Berat, ata janë konfliktuar dhe goditur me dru shtetasit O. L. dhe F. L. (vëllezër).

Si pasojë, F. L. ka pësuar dëmtime në kokë dhe është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.