Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në zonën e Nikël ka përfunduar me plagosjen e dy vëllezërve.
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30 në oborrin e një mobilerie, ku pas një sherri të çastit për motive të dobëta, dy persona të identifikuar me inicialet A.Xh dhe G.Xh dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasit R.C., 31 vjeç dhe H.C., 23 vjeç.
Dy të plagosurit, të cilët janë vëllezër, janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë nën drejtimin e prokurorisë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, autoritetet kanë shpallur në kërkim dy personat e dyshuar dhe vijojnë kontrollet për kapjen e tyre.
Krujë/Informacion paraprak
Rreth orës 20:30, në oborrin e një mobilerie në Nikel, gjatë një konflikti të çastit dyshohet për motive të dobëta shtetasit A. Xh dhe G. Xh kanë dëmtuar me mjet prerës shtetasit R. C., rreth 31 vjeç dhe H. C., rreth 23 vjeç, vëllezër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
