Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një person ka mbetur i plagosur.

Raporothet se 4 persona janë përfshirë në një sherr në lagjen numër 10 të qytetit juglindor, ku një prej tyre është qëlluar me thikë. I plagosuri u dërgua me ambulancë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, teksa mësohet se edhe të tjerët kanë dëmtime por janë jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e sherrit, teksa policia vijon hetimet.