Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e thikës në fshatin Proptisht të Mokrës, në Pogradec.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë një sherri mes disa personave, njëri prej tyre ka mbetur i plagosur në shpatull.
Raportohet se plagët janë të lehta, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e plota të konfliktit dhe identitetet e personave të përfshirë.
Shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes, ndërsa pritet që në vijim të zbardhen më shumë detaje rreth incidentit.
