Një ngjarje e rëndë ka tronditur orët e para të mëngjesit në Vlorë, ku një konflikt i çastit ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 39-vjeçari. Ngjarja u shënua rreth orës 04:30 në lagjen “Uji i Ftohtë”, ndërsa policia ka shoqëruar dy të rinj të dyshuar si autorë të sulmit. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Vlorë/Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
