Një konflikt fizik mes tre personave ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr. 15 të Durrësit, pranë një pike karburanti. Përplasja ka degjeneruar në dhunë, ku njëri prej të përfshirëve ka përdorur një armë zjarri, duke goditur njërin nga kundërshtarët me tytën e armës.

Si pasojë e sherrit, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë, të cilat ndodheshin pranë zonës, kanë ndërhyrë menjëherë duke neutralizuar situatën dhe shoqëruar personat e përfshirë në komisariat. Hetimet po vijojnë për sqarimin e plotë të rrethanave dhe legalitetin e armës së përdorur në konflikt.