Policia e Himarës ka nisur procedim penal ndaj shtetasit S. R., 57 vjeç, pasi ai ka kërcënuar vëllain e tij, shtetasin B. R., gjatë një konflikti në fshatin Vranisht. Sipas njoftimit të policisë, gjatë përplasjes, S. R. ka qëlluar në ajër me armë gjahu për të kërcënuar vëllain.
Si rezultat i veprimeve të ndërmarra, arma e përdorur është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale. Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë referuar materialet në Prokurori dhe po vijojnë hetimet për veprën penale të “Kërcënimit me armë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.
