Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin e Himarës, ku disa efektivë të Policisë Bashkiake janë përfshirë në një konflikt fizik mes njëri-tjetrit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj tre punonjësve të përfshirë në sherr: shtetasi J. A., 23 vjeç, dhe dy 49-vjeçarët M. B. dhe V. L.

Nuk janë bërë ende të ditura arsyet që çuan në konfliktin e brendshëm, ndërsa autoritetet janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorive përkatëse për veprime të mëtejshme ligjore.