Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat:

-arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 18 vjeç, banues në Berat, pasi mbante një përforcues grushti që u sekuestrua me cilësinë e provës materiale;

-shpallën në kërkim shtetasin R. L., 24 vjeç, banues në Berat, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta (gurë) dhe ka dhunuar psikologjikisht, nënën e tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Punohet për kapjen e 24-vjeçarit.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se ka postuar në rrjete sociale, pamje të konfliktit me një 12-vjeçar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.