Një sherr mes të rinjve ka ndodhur në Gjirokastër. Mësohet se në pranga ka rënë një 19-vjeçar pasi gjatë konfliktit për motive të dobëta ka goditur më thikë 24-vjeçarin.

24-vjeçari është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu është proceduar edhe një 18-vjeçar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm gjatë konfliktit të ndodhur, por nuk ka kallëzuar në Polici.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.