
Dy të mitur kanë mbetur të plagosur pas një sherri në Tiranë.
Mësohet se të miturit mes 12, 13 dhe 14 vjeç, janë konfrontuar me sende të forta, ku për pasojë janë plagosur dy prej tyre.
Të plagosurit ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Kinostudios.
Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /Gazeta SHQIP