Disa vëzhgues përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike janë konfliktuar me njëri-tjetrin gjatë procesit të numërimit të votave në KZAZ Nr. 32.

Konflikti raportohet se ndodhi mbrëmë rreth orës 20:15. Uniformat blu bëjnë me dije se pas njoftimit për përplasjen, është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta. Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 12.05.2025, rreth orës 20:15, është kërkuar ndërhyrja e Policisë në KZAZ Nr. 32, pasi disa vëzhgues të procesit të numërimit (përfaqësues të subjekteve të ndryshme politike) po konfliktoheshin me njëri-tjetrin.

Në përmbushje të procedurës standarde të punës është ndërhyrë menjëherë dhe janë shoqëruar 7 shtetasit që po konfliktoheshin për motive të dobëta.

Në përfundim të marrjes së deklarimeve, 7 shtetasit janë lënë të lirë.

Pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.