Një konflikt i nisur në një prej lagjeve të Fierit ka rrezikuar të përshkallëzohet, por ndërhyrja e shpejtë e Policisë ka parandaluar agravimin e situatës.
Pas marrjes së njoftimit, forcat “Shqiponja” dhe shërbimet e rendit janë vënë në lëvizje, duke lokalizuar automjetin ku ndodheshin personat e përfshirë në konflikt.
Mjeti është ndaluar në qendër të Fierit, ndërsa personat janë shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.
Aktualisht, grupi hetimor po vijon veprimet për të përcaktuar rrethanat e plota të konfliktit dhe për të sqaruar përgjegjësitë e personave të përfshirë.
Ndërhyrja në kohë e uniformave blu bëri të mundur që situata të mos përshkallëzohej në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
