Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri pas një konflikti të ndodhur pasditen e sotme në Shijak.
Rreth orës 17:30, në lagjen “Lugina”, pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve Biond Guri dhe Elton Beqiri, dyshohet se ky i fundit ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur në këmbë shtetasin Biond Guri.
Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. Beqiri.
I plagosuri ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
