Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si “Clevio”, është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Paraqitja e tij lidhet me hetimet për ngjarjen e tritolit të vendosur në lokalin e reperit Noizy.

Clevio shihet teksa pyet për hyrjen e institucionit dhe më pas futet në ambientet e GJKKO-së.

Ai akuzohet për përfshirje në vendosjen e lëndës plasëse në biznesin e Noizy-t, ndërsa hetimet për çështjen vijojnë ende nga autoritetet.

Deri tani nuk ka një reagim publik nga vetë reperi lidhur me akuzat ndaj tij.