Shtatë të rinjtë e ndaluar nga Policia e Shkodrës, mes të cilëve dy të rriturit Klevin Thepi, 24 vjeç, dhe Doronesto Kulla, 19 vjeç, janë liruar nga Gjykata e Shkodrës.

Ata u ndaluan nga policia pasi u konfliktuan me njëri-tjetrin në lagjen Xhabije.

Thepi dhe Kulla u dërguan në paraburgim, ndërsa pesë të tjerët, të mitur, u proceduan penalisht në gjendje të lirë. Këtë të hënë ata dolën përpara trupit gjykues, ku u njohën me akuzat, ndërsa në përfundim gjykata vendosi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.

Avokati mbrojtës i dy prej të miturve u shpreh se arrestimi është vlerësuar si i paligjshëm.

Të rinjtë u konfliktuan ditën e premte, në mjediset e jashtme të shkollës, ku sipas Policisë së Shkodrës, nga përdorimi i mjeteve të forta dhe mjeteve prerëse, tre prej tyre përfunduan në spital, jashtë rrezikut për jetën, por me plagë të shumta.