Janë publikuar pamje nga momenti kur të plagosurit pas sherrit me thika në Bathore mbërrijnë te Spitali i Traumës.
Në foto shihen disa të rinj të lënduar që transportohen me urgjencë, të shoqëruar nga familjarë dhe policia. Ngjarja ndodhi pasditen e së dielës, ku pesë persona u plagosën pas një konflikti mes të miturve. Famtirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Shkak i sherrit dyshohet të jetë për motive banale, ndërsa mësohet se njëri prej tyre ka thënë “Pse më shesh ashtu?”.