Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mëngjes në lagjen “Kongresi i Permetit” pranë gjimnazit “Shejnaze Juka” në qytetin e Shkodrës, ku ka shpërthyer një konflikt mes tre personave, i cili ka rezultuar me plagosjen e dy vëllezërve dhe një tjetër shtetasi. Policia e Shkodrës ka reaguar menjëherë pas ngjarjes dhe ka dhënë detaje mbi incidentin.

Sipas informacionit të dhënë nga policia, konflikti ka shpërthyer për arsye banale dhe ka përfshirë shtetasin A. K., dhe shtetasit F. Th. dhe K. Th. (vëllezër). Të tre personat kanë përdorur mjete prerëse, përfshirë thikë, dhe janë plagosur gjatë përleshjes.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:10, dhe pas konfliktit, të tre të përfshirët janë dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. Për fat të mirë, sipas mjekëve, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij konflikti dhe për të mësuar më shumë mbi shkakun që ka çuar në përdorimin e armëve të ftohta. Grupi hetimor po punon për të marrë informacionet dhe për të siguruar autorët e mundshëm të ngjarjes.