Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë arrest në burg për njërin nga 16-vjeçarët që u arrestua për sherrin dhe plagosjen e dy bashkëmoshatarëve të tjerë, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë. Seanca u bë me dyer të mbyllura për shkak të moshës të të miturit.

Gjithashtu mësohet se i mituri tjetër i arrestuar i është vendosur masa e sigurimit arrest në burg me afat 1 mujor, pasi edhe ai vet është i lënduar dhe mbrojta ka pretenduar se ai nuk ka qenë pjesë e sherrit por ka ndërhyrë për t’i ndarë.