Një konfrontim fizik ndodhi sot në mëngjes mes nxënësve të fshatit Shënavlash në ambientet e shkollës ku ata mësojnë, teksa mësohet se sherri ka nisur nga rrjetet sociale.
Mësohet se dy grupe të ndryshme të quajtur grupi “Mirdita” dhe grupi “Shënavlash” kanë sharë njëri-tjetrin në Snapchat dhe janë zënë. Ata janë përballur sot në shkollë dhe kanë përfunduar duke u përleshur.
Njëri prej nxënësve 15 vjeç pësoi lëndim në faqe nga gërvishtjet me thonj të fëmijëve gjatë sherrit, por dëmtime të lehta.
