Një 34-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë pasi u sulmua me thikë mbrëmjen e djeshme në afërsi të një lokali në Itali. Ngjarja ka ndodhur në Katania, teksa edhe autori raportohet se është shqiptar. Ai është arrestuar nga autoritet pak pas krimit, kurse shkak dyshohet se ka qenë një grindje e çastit mes shqiptarëve. Motivet mbeten ende të panjohura, kurse identitetet nuk u bënë të ditura nga policia.

Mediat informojnë se ndërhyrja në kohë e dy oficerëve të karabinierëve nga komanda provinciale e Katanias, të cilët nuk ishin në detyrë, i lejoi ata të kapnin sulmuesin e dyshuar përpara se ai të zhdukej. Të dy oficerët po udhëtonin me makinën e tyre kur, pranë një lokali, dëgjuan britmat e kalimtarëve që raportonin praninë e një burri të armatosur me thikë.

Ata reaguan menjëherë dhe gjetën një 34-vjeçar shqiptar me plagë të dukshme dhe rroba të njollosura me gjak. Autori po përpiqej të arrinte makinën e tij, e cila ishte parkuar aty pranë për t’u arratisur. Pasi u identifikuan, oficerët arritën ta ndalonin atë në mënyrë të sigurt.