Detaje të reja janë zbardhur nga sherri mes dy të burgosurve në IEVP Fier. Bëhet me dije se Jurgen Zoto dhe Denis Brajovic, i njohur edhe me mbiemrin Bajri, janë përplasur fizikisht.
Burime nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëjnë me dije se dy të burgosurit janë konfliktuar me grushte dhe sende rrethanore, ndërsa ndërhyrja e shpejtë e punonjësve të sigurisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të situatës.
I pari që ka nisur konfliktin ka qenë Jurgen Zoto i cili ka goditur Denis Bajrin. Pas konfliktit, dy të burgosurit janë dërguar për mjekim në spitalin e burgut. Pas marrjes së ndihmës mjekësore, ata pritet të rikthehen në qelitë e tyre respektive, të shoqëruar nga forcat e Policisë.
