Aktori Julian Deda ka reaguar me tone të ashpra për përplasjen që ka ndodhur në Degën e PD në Kamëz, mes sekretarit Flamur Noka dhe një zonje demokrate, e cila i kërkonte llogari për situatën ku ndodhet Partia Demokratike.

Teksa e quan Flamur Nokën, “Muli” që kujton se është pronar i partisë dhe i tregon derës një zonje demokrate, Deda nuk kursen as Vokshin. Për këtë të fundit thotë se në vend se të ishte në mbrojtje të grave, as nuk reagon fare.

“Mirë Muli, që kujton se është pronar i partisë dhe tenton t’i mbyllë gojën dhe pastaj i tregon derën një zonje, e përsëris një zonje, një gruaje, vetëm se ajo po thotë të vërtetën, po Albana që duhet të jetë në mbrojtje të grave demokrate, pse nuk reagon? Ncnccncncncncnncncn…”, shkruan Julian Deda.