Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur pak orë më parë në lagjen “15 Tetori” në Fier, ku mbeti i plagosur me mjet prerës një 35-vjeçar.

Shtetasi Eldi Gremi është paraqitur në Spitalin Rajonal të Fierit me plagë të shkaktuara nga thika, të marra gjatë një konflikti. Menjëherë pas njoftimit, policia ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave.

Pavarësisht mungesës së bashkëpunimit nga i dëmtuari, shërbimet policore kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për shtetasin Albi Kajolli, 25 vjeç, banues në Fier, i cili dyshohet se ka goditur me thikë në bark 35-vjeçarin gjatë konfliktit.

Aktualisht, ai është shpallur në kërkim, ndërsa vijon puna për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.