Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku një 17-vjeçar ka goditur me sende të forta në 44-vjeçar.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes tyre, teksa 44-vjeçari ka marrë dëmtime të lehta. Ndërkohë, ndaj 17-vjeçarit ka nisur procedimi penal. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 17-vjeçar, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin A. M., 44 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili është dëmtuar lehtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.