Një konflikt i ndodhur mesditën e djeshme në qytetin e Bilishtit përfundoi me një person të plagosur me thikë dhe disa të tjerë të përfshirë në përplasje fizike dhe dëmtim prone.

Një 39-vjeçar plagosi me thikë në këmbë një 38-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta. Pas ngjarjes, i plagosuri së bashku me një tjetër person e ndoqën autorin me makinë dhe e goditën sërish në qendër të qytetit, duke i dëmtuar edhe automjetin.

Policia arrestoi në flagrancë autorin e plagosjes dhe një tjetër person që e kishte ndihmuar në transport, ndërsa dy të tjerët u proceduan në gjendje të lirë për dhunë dhe dëmtim prone.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan thika e përdorur në ngjarje dhe dy automjete.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

Devoll/Zbardhet dinamika e konfliktit të ndodhur dje, në Bilisht.

U konfliktua fizikisht me 2 shtetas dhe plagosi me thikë njërin prej tyre, për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

Arrestohet dhe një 37-vjeçar, sepse pas konfliktit shoqërori me automjet, 2 shtetasit e përfshirë në konflikt, të cilët goditën përsëri 39-vjeçarin dhe dëmtuan automjetin e tij.

Procedohen penalisht 2 shtetasit që u konfliktuan me 39-vjeçarin.

Sekuestrohen thika e dyshuar e përdorur për plagosjen dhe 2 automjete.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, menjëherë pas njoftimit të marrë dje, për një konflikt në Bilisht, kanë organizuar punën për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit dhe identifikimin e shtetasve të përfshirë.

4 shtetasit e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit:
G. M., 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetsisë publike” dhe “Shkatërimi i pronës”;
Y. Xh., 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithshtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërimi i pronës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe T. Ç., 38 vjeç, të dy banues në Bilisht.

Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi G. M. është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin T. Ç., 38 vjeç dhe është larguar me automjet.

Më pas, shtetasi Y. Xh., bashkë me shtetasit T. Ç. dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit T. Ç. dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Y. Xh. e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.