Policia e Pogradecit ka shpallur në kërkim 30-vjeçarin me inicialet S.S, pas sherrit të ndodhur mbrëmë në qytetin jug-lindor.

Sipas policisë, 30-vjeçari akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje” e mbetur në tentativë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një ngjarje në lagjen nr. 1 në Pogradec, ju informojmë se Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, dhe shpalli në kërkim shtetasi S. S., 30 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale ‘Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë”, njofton policia.