Një 43-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë pas një konflikti fizik në Urën e Kardhiqit, në Gjirokastër.
Pas një përplasjeje me grushte, një 20-vjeçar dyshohet se ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 43-vjeçarin, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, ndërsa 43-vjeçari i plagosur dhe një 20-vjeçar tjetër, i cili dyshohet se ishte i përfshirë në konflikt, janë proceduar penalisht në gjendje të lirë
